BallinaAktualitetBatuta e Rames për Miranda Rirën, reagon Kryemadhi: Gratë shqiptare nuk janë...

Batuta e Rames për Miranda Rirën, reagon Kryemadhi: Gratë shqiptare nuk janë ato që përdor ai si eskortë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk e ka kursyer aspak kreun e qeverisë Edi Rama sot, pas “batutës” që ai lëshoi ndaj kryebashiakes së LSI, Miranda Rira, e cila sapo ka lindur fëmijën e saj të dytë.

Kryemadhi shkroi në Fb:

“Me perversitetin që e karakterizon, me pasionin për të poshtëruar gratë dhe vajzat që nuk i binden dëshirave dhe presionit të tij, Edi Rama ka guxuar paturpësisht të përflasë edhe Kryetaren e Bashkisë Prrenjas, e cila sapo është bërë nënë për herë të dytë.

Miranda Rira ka pak ditë që është bërë nënë, por as në fjalosjet më banale shqiptare, as në kohët më të vështira, si asnjëherë kryeministri ka përfolur një grua që sapo është bërë nënë.

Kjo ndodh jo vetëm për mungesën e respektit që ai ka për gratë e vajzat në përgjithësi, as për ato që në veçanti i shërbejnë dhe nuk guxojnë ti kthejnë fjalë, nuk ndodh as sepse ai përdor çdo gjë për të prodhuar lajm e për të tërhequr vëmendjen nga kriza.

E gjithë kjo përbuzje për gratë vjen prej formimit të tij, prej mënyrës si e ka ndërtuar jetën dhe karrierën ku gratë kanë qenë të keqpërdorura prej tij. Duke harruar se vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë ato që Edi Rama mendon apo përdor si struktura eskorte, nuk janë ato që presin që jetën dhe karrierën tua ndërtojë ekipi i rilindjes.

Vajzat dhe gratë shqiptare janë dinjiteti i shoqërisë dhe forca e familjes. Janë ato që sot më shumë se kurrë e kuptojnë dhe luftojnë për një jetë më të mirë për veten dhe familjen dhe për më shumë dinjitet në një shoqëri të marrë peng nga qeverisja e bandave. Shqipëria shtëpia juaj!’

Kryeministri Edi Rama nga një takim elektoral në Librazhd, u tregua mjaft fyes ndaj Kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, po ashtu edhe ndaj kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rirës, duke i sulmuar ato jo sikur të ishin dy politikane.

“Nuk na e keni dhënë mandatin ju që ne të shkojmë edhe të ulemi të shohim filxhan me Monën, – tha Ramën. – se sheh Mona në filxhan dhe i thotë Lulit: “E pashë, Lul… Edhe pak! Po vjen! Jepi Lul edhe pak! E pashë! Pashë aty një E, që po shkon poshtë, një L që po ngrihet! Pashë një T… Këmbëpërpjetë! Taulantin! Prandaj oburra Taulantit, mbrapa! – Edhe Luli mbas filxhanit!”

Ndërsa, për zonjën që kryeson bashkinë e Prrenjasit, nga takimi në Rrajcë të Prrenjasit, Rama tha: “I keqardhur për mungesën e kreut të bashkisë. I uroj dhe 100, bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular