Si‭ ‬Rilindja‭‬‭ ‬degradoi‭ ‬‬sistemin‭ ‬arsimor‭ ‬‬parauniversitar,‭ në Lezhë e kudo ‬‬në Shqipëri këto 6 vjet

0
202

Nga Alfrida Marku

Rreth 80% e drejtorëve të shkollave në Lezhë janë drejtues ose anëtarë të forumeve politike të PS-së, në kundërshtim me ligjin 69/2012 “Për arsimin para universitar në Republikën e Shqipërisë” dhe Udhëzimin‭ ‬ ‭ ‬Nr.57‭ ‬ ‭ ‬datë‭ ‬ ‭ ‬12.11.2013‭ ‬ ‭ ‬“Për‭ ‬ ‭ ‬proçedurat‭ ‬ ‭ ‬e‭ ‬ ‭ ‬emërimit‭ ‬ ‭ ‬e‭ ‬ ‭ ‬shkarkimit‭ ‬ ‭ ‬të‭ ‬ ‭ ‬drejtorit‭ ‬ ‭ ‬të institucionit publik të arsimit parauniversitar” pika 9 e tij.

20% e maturantëve Lezhjanë nuk vazhdojnë dot universitetin për arsye ekonomike. Alternativa e vetme për ta mbetet emigracioni.
Vetëm në shtator 2018, Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë ka mbyllur 10 shkolla fillore dhe 9- vjeçare.

Në shkolla, lëndë të ndryshme, kryesisht me zgjedhje, jepen nga mësues jo të diplomuar në lëndën përkatëse.
Në shkollat e mesme të bashkuara në fshatra, nxënësit janë të privuar nga lëndët me zgjedhje për shkak të mungesës së mësuesve me diplomën përkatëse.

Një pjëse e mësuesve paguhen me orë mbi normë, ndërkohë që refuzohen kërkesat e mësuesve të rinj për punësim.
Prej 6 viteve mësuesit janë privuar nga shpërblimi i fundvitit.

Përzgjedhja e teksteve është e orientuar (e diktuar) drejt shtëpive botuese të lidhura me pushtetin.

Mësuesi çdo ditë e më shumë po largohet nga misioni i tij i mësimdhënies dhe po mbingarkohet me dokumentacione e statistika te ndryshme.
Dokumenti më i rëndësishëm i përparimit të nxënësit nuk është më regjistri i klasës por fletorja personale e mësuesit.

Sistemi arsimor po humbet cilësinë kudo në Shqipëri. Mësuesit janë shtresa më e nderuar e shoqërisë por kontributi i tyre nënvlerësohet. Nxënësit po largohen nga libri, nga arsimi. Prindërit nuk përballojnë dot shpenzimet për të shkolluar fëmijët e tyre.
Sistemi arsimor nuk është më pikë kyçe në Shqipëri.