Zyrtari i lartë amerikan vjen në Shqipëri për krizën politike, do takoj Ramën, Bashën dhe Metën

0
689

Kriza politike ka nxitur ndërkombëtarët të takojnë politikanët shqiptarë për zgjidhjen e ngërçit. Burime të sigurta bëjnë me dije se javën tjetër do të vijë në Shqipëri zyrtari i lartë amerikan Matthew Palmer, i cili do të takojë kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta. Në një moment të vështirë politik, ku opozita ka dorëzuar mandatet, kryeministri Edi Rama vazhdon të qeverisë i vetëm dhe presidenti Ilir Meta është shprehur i gatshëm të vetësakrifikohet për zgjidhjen e krizës, Palmer do të diskutojë me politikanët për gjetjen e një zgjidhje. Matthew Palmer është Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA, me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egje. Më parë, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Evropës Jugore Qendrore. Ai flet serbisht, greqisht dhe japonisht. Palmer së fundmi ka realizuar disa vizita në vendet e Ballkanit, si në Maqedoni dhe Greqi, ku ka këshilluar për situatën politike në vend.