BallinaAktualitetMesazhi per nderkombetaret/Monika Kryemadhi: Protestat nuk do ndalojnë deri në largimin e...

Mesazhi per nderkombetaret/Monika Kryemadhi: Protestat nuk do ndalojnë deri në largimin e Edi Ramës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestuesve që pas protestës tek parlamenti i janë drejtuar Kryeministrisë. Në një prononcim përgjatë marshimit, Kryemadhi tha se Rama është skenaristi i asaj që ndodhi në vitin 2017.

“Rama është regjisori, skenaristi i gjithë procesit makabër të zgjedhjeve të 2017. Këtë nuk e kemi vërtetuar ne, por prokuroria shqiptare, mediat e huaja. Në dosjen 184 në ato përgjime Rama ka treguar dhe demaskuar skemën e votave në këmbim të parcelave të hashashit, atë që përdori në 2017”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se shqiptarët janë të zotët që të marrin fatet në dorë.

Në shtëpinë time nuk vjen dot të bëhet zot komshiu. Tani dhe deklarata mbi demokracinë kemi dëgjuar pafundësisht. Por kanë zbatuar të kundërtën e asaj që kanë deklaruar. Nëse të gjithë këta ambasadorë që janë këtu dhe flasin për demokracinë do iu japin bukën e përditshme shqiptarëve… të gjithë këta njerëz presin nga politika e vendit të tyre. Ambasadorët ikin dhe vijnë, rrinë dy vjet, tre vjet, kthehen si mbretër. Shqiptari duhet ta konsiderojë Shqipërinë si shtëpinë e vet”, deklaroi kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se Edi Rama doli sot përpara shqiptarëve dhe i gënjeu pa pikë turpi.

“Rama sot bëri hipokritin.  Ne nuk jemi kundër Europës. Ne kemi votuar reformën në drejtësi dhe asnjë pikë nuk është plotësuar. Si mund të ketë reformë zgjedhore kur bandat blejnë votat. Bandat kriminale në bashkëpunim me zyrtarët blenë shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi tha se Edi Rama bën politikën e bashkëpunimit me bandat e krimit.

“Edi Rama bën politikën e bandave të krimit. Bandat në bashkëpunim me shtetin kanë blerë shqiptarët. Shqiptarët po marrin arratinë kudo në Europë dhe më tej, sepse nuk shikojnë këtu as shpresë, asgjë, sepse vendi është marrë peng nga bandat e rrugës. Sa djem nënash ka që nuk dihet se ku janë. Shqipëria po lëngon. Ambasadorët ikin e vijnë, shqiptarët mbeten dhe për ta, Rama nuk po bën asgjë, por kryeministri po iu shkatërron jetën”, tha Kryemadhi.

Protesta deri ne rrezimin e Rames

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se protesta e sotme ishte protesta e të rinjve dhe e studentëve, të cilët u mashtruan dhe ende nuk është plotësuar asnjë prej tetë kërkesave të tyre. “Sot është protesta e të rinjve, është protesta e studentëve. Mbasi dëgjuan pardje fjalimin e Paktit të Mashtrimit, Rama akoma nuk ka parë gjë akoma. Është e vërtet që jo vetëm nuk është plotësuar asnjë kërkesë e studentëve, por përkundrazi i kanë futur në një qerthull që e shton akoma dhe më shumë mungesën e funksionimit të universiteteve.”, tha Kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi tha se protestat nuk do të ndalojnë, deri në largimin e Edi Ramës. Ajo theksoi se largimi i Ramës e bën Shqipërinë një vend normal dhe europian, e cila deri tani konsiderohet si parajsë e drogës dhe e parave të pista.

“Jemi akoma në periudhën e sensibilizimit, shqiptarët janë sensibiluar më shumë se kushdo tjetër. Por po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës, po sensibilizojmë edhe atë pjesë të Rilindjes, e cila e kupton vetë që çdo gjë ka marrë fund, por është vetëm një zvarritje, e cila shton edhe më shumë dëmin në rradhët e Partisë Socialiste, se sa opozitës së vërtet shqiptare. Protestat nuk do të ndalojnë, 13 prill, 23 prill deri sa në Shqipëri të vendoset njëherë e mirë një sistem i vlerave dhe jo një sistem i antivlerave që ka ngritur Edi Rama. Të vendoset ai sistem që çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos ta mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës dhe të parave të pista, por ta mendojë Shqipërinë si një vend europian që vjen dhe është i barabartë si në Francë, si në Itali, si në Gjermani. Përballë ligjit je i barabartë, jo sepse këtu je ndërkombëtar dhe përballë ligjit nuk je i barabartë, por shqiptarët duhet të shkojnë, ata që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, faturat e ujit, ata që nuk kalojnë në vijat e bardha, të futen në burg, ndërsa ata që vijnë këtu shkatërrojnë Shqipërinë, shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve, ata që bëhen palë me krimin e organizuar, ata që mbyllin sytë me parcelat që mbillen me drogë, dhe ata duhet ta kuptojnë që nuk do të jetë më Shqipëria parajsa e tyre, por Shqipëria do të kthehet në një vend normal dhe vetëm me largimin e Edi Ramës ajo do të bëhet një vend normal”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular