BallinaAktualitetSkandali/Kercenohen me jete drejtuesit e ekipit Vllaznia bashke me trajnerin Canaj!

Skandali/Kercenohen me jete drejtuesit e ekipit Vllaznia bashke me trajnerin Canaj!

Pas Ernest Gjokës, është radha e Agim Canaj të bie pre e presioneve dhe kërcënimeve. Sic duket nuk ka paqe në Shkodër, nuk ka qetësi as kur ekipi pret vetëm zyrtarizimin për tu rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Jo vetëm trajneri i ekipit të parë por dhe stafi drejtues, administratori Suad Lici dhe drejtori teknik Engin Firat, janë kërcënuar. Si pasojë e këtij presioni të pashembullt është pezulluar seanca stërvitore. Burimet pranë lojtarëve të Vllaznise bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezente që në kohën e trajnerit Lika i cili u largua drejt SHBA por këto presione nuk janë ndalur as me ardhjen e teknikut Canaj duke vijuar në të njëjtën formë që në ditën e dyte të punës se tij. Drejtuesit e Vllaznise, Lici, Firat dhe tekniku Canaj nuk kane pranuar te flasin ne lidhje me këtë çështje. Ende nuk ka një reagim zyrtare te klubit, por burimet bëjnë me dije se situata eshtë tejet e rënde dhe presionet janë të vazhdueshme ndaj stafit teknik te kuqebluve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular