BallinaKryesoreKQZ i jep mandatin deputetit të PD, shkon në 100 numri i...

KQZ i jep mandatin deputetit të PD, shkon në 100 numri i ligjvënësve në sallë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i jep mandatin një tjetër deputeti në listën e Partisë Demokratike. Deputeti më i ri që i shtohet Parlamentit është zoti Korab Lita, nga lista e deputetëve për Qarkun Tiranë. Me shtimin e tij numri i deputetëve që ulen në sallë shkon në 100. Mësohet se ai ishte i 21-i në listën e deputetëve të PD për Tiranën dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Dashamir Shehi në Kuvend.

Kujtojmë që në seancën e kaluar të Kuvendit u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi. Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017.

Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar. Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD ne qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular