BallinaAktualitetBasha: Anullojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, paratë për oligarkët në politika...

Basha: Anullojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, paratë për oligarkët në politika punësimi për rininë

spot_img
spot_img

Ne vazhdim te bashkebisedimit me te rinjte Basha tha se paratë që jepen për oligarkët do i kthejmë në politika punësimi për rininë

“Qeveria duhet të ndajë fonde dhe qeveria e ardhëshme do të ndajë fonde dhe ju jap fjalen se qeveria e ardhëshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut. Fondet që do të ndahen për këtë janë vetëm një fraksion I fondeve që kjo qeveri harxhon vetëm për dy oligarkë. Vetëm për dy oligarkë! Një prej vendimeve të para do të jetë anullimi I kontratave jo vetëm I dy oligarkëve, por të gjithë oligarkëve dhe rikthimi këtyre parave në politika që nxisin punësimin, kualfikimin e rinisë dhe shanset dhe mundësitë që rinia paralelisht me kualifikimet të punësohet këtu në Shqipëri”- tha Basha.

Me tej kreu i PD shtoi se “Programi që ju parashtrova nuk do të funksionojë nëse vendimet do ti marrë prapë kryeministri dhe ministri i arsimit. Demokratizimi I vendimarrjes, moderrnizimi I universiteteve, sipas modelit europian do të jetë tipari I ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin kemi ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë dhe do ti bëjmë një ftesë publike shumë shpejt pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë shqiptarë, studentëve, që të bëhen pjesë e këtij grupi pune. Jo thjeshtë ta anullojmë këtë ligj ditën e parë në qeveri, siç ju kam premtuar dhe dua të jua premtoj sot këtu. Port ë kemi gati në mënyrë të plotë të konsultuar, transparente, ligjin e ri për arsimin e lartë të standarteve europiane”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular