BallinaKryesoreLulzim Basha: PD parashikon në programin e vet, stazh pune për 10...

Lulzim Basha: PD parashikon në programin e vet, stazh pune për 10 mijë student në vit

Kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon nje bashkebisedim me kryetarin e PD Basha me studentet

Dorian Beqiri, fakulteti i Shkencave të natyrës.
Dy nga problemet më jetike të studentëve janë punësimi dhe programet e praktikave. Programi i praktikave është një problem shumë i madh për ne studentët sepse nëpërmjet këtyre programeve, ne kemi mundësi të orientohemi për profesionin që do të zgjedhim dhe do të jemi më të aftë të përcaktojmë rrugën se ku ne do të punojmë. Kjo siç dihet s’bëhet dot vetëm nga institucioni ku ne arsimohemi, por ka një ndërlidhje mes shtetit, institucioneve dhe bizneseve, që mund të jenë private a publike. A ka një studim nga ana e opozitës të mënyrës se si kjo mund të rregullohet dhe të hidhet në zbatim për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë?
Basha: Në Gjermani pata mundësi të drekoja me 8 stazhierë në Bundestagun gjerman. Nga 8 stazhierë shqiptarë, dy kanë nisur punën në Bundestag dhe të gjithë ishin të zgjedhur përmes programeve të stazhit që Bundestagu ka për studentët që vijnë nga rajoni ynë.
Ky është jo thjeshtë një prioritet, por duhet të jetë një prioritet absolut për studentët tanë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar në programin tonë, një mundësi stazhi për 10 mijë studentë shqiptarë në vit. Pra 10 mijë student shqiptarë në vit, do të përfitojnë mundësinë përmes konkurencës, të jenë diku në praktikë pune në sektorin privat apo në institucione shtetërore. Mënyra se si do të realizohet, do të reflektojë prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, sepse kur bën stazhin e bën me synimin që të mësohesh me praktikën e punës dhe të gjesh një vend pune. Fjala kyç këtu është një vend pune. Edhe nëqoftëse qeveria financon 100 mijë stazhe, nëse ska vende pune çfarë do të bësh?! Prandaj gjithçka duhet të jetë në funksion të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës me kushte dhe paga dinjitoze.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular