BallinaKryesorePD: KLSH konfirmoi korrupsionin "Rama", 11 oligarkë morën 2100 tendera në 2018,...

PD: KLSH konfirmoi korrupsionin “Rama”, 11 oligarkë morën 2100 tendera në 2018, 4 deputetë, 410 tendera e koncesione

Nga Jorida Tabaku 

KLSH konfirmon korrupsionin e rëndë në qeverinë “Rama”. Vitin e kaluar, 1.7 miliardë euro janë keqpërdorur me qëllim nga qeveria.
Të gjitha raportet ndërkombëtare të institucioneve serioze botërore raportojnë sëmundjen e rëndë dhe të pashërueshme të qeverisë Rama, KORRUPSIONIN.

Dy javë më parë, raporti i OKB-së nënvizonte problemin e korrupsionit endemik që ka kapluar qeverisjen dhe shoqërinë tonë. Raporti i DASH, ambasadorja gjermane dhe biznese shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre për korrupsionin dhe lidhjet e bizneseve me qeverinë në përfitimin e tenderave publikë.

Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Ku humbasin milionat e eurove të taksave tona që rriten çdo vit?

Gjykata Europiane e Auditit fakton se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Sipas të dhënave nga Buletini i prokurimeve publike 11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera dhe katër deputetë të qeverisë kanë fituar 410 tendera dhe koncesione.

Ne kemi denoncuar faktin se:

➢ Koncesioni i inceneratorëve 178 milionë euro u dha pa garë
➢ Koncesionet në shendetësi u janë dhënë miqve të kryeminsitrit
➢ Tenderi i unazës iu dha një kompanie me dokumenta te falsifikuara, DH Albania. Sot, 1 km rrugë bëhet me 22 milionë euro, si në asnjë vend të Europës
➢ Tenderat i marrin vetëm 11 persona të lidhur me Ramën dhe se ekonomia është kapur dhe kontrollohet plotësisht nga Edi Rama.

Që qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit, kjo u konfirmua nga Gjykata Europiane e Auditimit, e cila thotë se 1 në 3 tendera vidhet.

• Korrupsioni është sëmundja e pashërueshme që kjo qeveri ka.
• Korrupsioni është arsyeja që investimet e huaja nuk i afrohen Shqipërisë.
• Korrupsioni është imazhi i padrejtë që kjo qeveri i ka vendosur Shqipërisë.

Ka vetëm një rrugë që sëmundja e korrupsionit të luftohet dhe të shërohet. Kjo rrugë kërkon largimin e arkitektit të korrupsionit nga qeverisja e vendit. Koha nuk pret. Shqiptarët largohen, vendi po varfërohet përditë dhe të vetmit që pasurohen janë ata që votën e blejnë me paratë e krimit dhe paratë e shqiptarëve i shpërndajnë në tepsinë e korrupsionit.

Partia Demokratike ka vullnetin dhe planin për të nisur një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për ta fituar atë, jo vetëm se korrupsioni është pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale.

Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin, do të rrisë investimet në ekonomi, do te hapë vende të reja pune dhe mundësi për çdo shqiptar punëtor e të ndershëm!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular