(Video)/Këlyshë të sapolindur të derrit të egër në Valbonë

1
561

Në Parkun Kombëtar të Valbonës janë filmuar sot në orët e para të mëngjesit, të vegjlit e derrit të egër.

Sipas shpjegimit të ekspertëve, këlyshët e derrit të egër deri në 6 muaj janë me vija të errëta në të gjithë gjatësinë e trupit e më vonë gëzofi i tyre merr ngjyrë kafe të errët.

Video është publikuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, që tregon se një nga inspektorët e saj ka zbuluar të vegjlit e kësaj specie të rrallë.

Kujtojmë se parku i Valbonës është habitati i dhjetëra speciesh të veçanta, teksa më parë kemi shijuar edhe “vallëzimin” e një kopeje me dhi të egra në këtë zonë malore të Shqipërisë.

1 Koment

Comments are closed.