BallinaAktualitetIsh-deputeti dhe ish-ministri i Financave te PS, peticion kunder Erion Veliajt, ja...

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Financave te PS, peticion kunder Erion Veliajt, ja çfare shkruan

Arben Malaj, ish-ministër i Ekonomisë, njëherësh ish-deputet i PS ka dalë kundër një vendimi që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë së fundmi kundër banorëve të lagjes ku ai banon në Tiranë.

Sipas Malajt, aktualisht Konsull Nderi i Austrisë për Shqipërinë, ka bllokuar zonat e posaçme me tabelat përkatëse për parkimin e mjeteve të banorëve dhe janë zëvendësuar me simbole që nënkuptojnë ndërtimin e një pallati të ri.

Në kushte të tilla, banorët kanë firmosur një peticion kundër ndërrimit të tabelave dhe vendosjen e gjobave ndaj atyre që parkojnë mjetet në zonën që u përcaktua më herët nga vetë bashkia, për një shërbim të tillë.

“Bashkia nuk ju përgjigjet ankesave të banorëve. Kjo është arrogancë e pështirë. Njerëzit duhet te protestojnë”, shkruan ndër të tjera Malaj.

Reagimi i plotë:

Perpara se te jem njeri publik jam nje qytetar I lire i vendit tim. Po ndaj me ju nje shqetesim te banoreve te lagjen time. Pse ikin shqiptaret sepse po I vret arroganca. Mijra vete ankohen nga arroganca e Bashkise se Tiranes. Jemi ne lagjen tone. Paguajme taksat, kemi marr vertetim e resident, rruga ka vende te dedikuara per banoret dhe papritur bashkia nderon tabelat dhe po vendos perdite gjoba ndaj banoreve. Bashkia ka vendosur nje shenje me eskavator por nuk ka tabele per transparence dhe mirekuptim se cfare punime publike do te behen ne nje rruge me kalldrem qe sapo ka perfunduar dhe inaguruar me buje. Bashkia nuk ju pergjigjet ankesave te banoreve. Kjo eshte arrogance e peshtire. Njerezit duhet te protestojne. Kudo ku protestohet kunder arrogances fiton populli. Diktaturat edhe lokale nuk mbijetojne gjate.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular