Liverpool mori një fitore shumë të rëndësishme në Southampton, duke përmbysur rezultatin nga 1:0 në 1:3.
Ylli egjiptian shënoi në minutën e 80’ të ndeshjes duke e përmbysur rezultatin në 1:2.
Ky ishte goli i 50-ti në Premierligë për Salah për Liverpoolin, në 69 ndeshje.
Rekordi për 50 golat e parë në më pak ndeshje mbahej nga Fernando Torres, që këtë shifër e kishte arritur në 72 ndeshje.
Ndërsa Luis Suarezit, për të arritur numrin e 50 golave i janë dashur 86 ndeshje.