BallinaSportLiverpool/Salah vendos rekordin e ri

Liverpool/Salah vendos rekordin e ri

Mohamed Salah ka arritur numrin e 50 golave në 69 ndeshje në Premier League duke vendosur rekord te Liverpool.

Liverpool mori një fitore shumë të rëndësishme në Southampton, duke përmbysur rezultatin nga 1:0 në 1:3.

Ylli egjiptian shënoi në minutën e 80’ të ndeshjes duke e përmbysur rezultatin në 1:2.

Ky ishte goli i 50-ti në Premierligë për Salah për Liverpoolin, në 69 ndeshje.

Rekordi për 50 golat e parë në më pak ndeshje mbahej nga Fernando Torres, që këtë shifër e kishte arritur në 72 ndeshje.

Ndërsa Luis Suarezit, për të arritur numrin e 50 golave i janë dashur 86 ndeshje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular