BallinaSportVIDEO/ Dortmund “sundon” në “Signal Iduna Park”, fitore zemre në gjysmëfinalen e...

VIDEO/ Dortmund “sundon” në “Signal Iduna Park”, fitore zemre në gjysmëfinalen e Champions ndaj PSG

Dortmund ka triumfuar 1-0 në “Signal Iduna Park”, në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions. Fillimisht, loja ishte mjaft e vakët, me skuadrat që hezitonin të sulmonin. Shumë pak për të thënë për kampionët e Francës, përveç dy goditjeve nga distanca të Dembele, që gjithsesi nuk sollën asnjë rrezik në portën e mbrojtur nga Kobel. Në të 36-tën,  Nico Schlotterbeck nisi një asist me “telekomandë”, me sulmuesin Fulkrug që me një të majtë të bukur mposhti Donnarumman.

Në të 44-tën, Sabitzer shkaktoi drithërima në stadium, gjithsesi vetëm kaq, pasi Donnarumma neutralizoi sferën. Në pjesën e dytë, Mbappe me shokë provuan të ndryshonin fatin e takimit.  Fati nuk ishte me Mbappe në të 50-tën, yllin francez e ndali vetëm shtylla. Pak më vonë, Fabian Ruiz “flirtoi” me golin, duke i shpëtuar mjaft mirë mbulimit të mbrojtjes, por pa u koordinuar si duhet me kokë.

Pavarësisht rasteve të shumta, rezultati mbeti i njëjtë deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit anglez Taylor. Skuadra e kualifikuar për në finalen e madhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që do të mbahet në Paris.

(VIDEO

(VIDEO)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular