BallinaKryesoreDita Botërore e Shëndetësisë, ish ministri: Sistemi ynë drejt kolapsit

Dita Botërore e Shëndetësisë, ish ministri: Sistemi ynë drejt kolapsit

Ish ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, më anë të një postimi në Facebook, është shprehur se Dita Botërore e Shëndetësisë e gjen sistemin tonë shendetësor në prag të kolapsit.

Pas listimit të disa prej problemeve të sistemit shëndetësor në Shqipëri, Shehu paralajmëron zhvillimin e një konference rajonale në Tiranë, më 26 prill, nga KAS, ku do të diskutohet për këto probleme.

Postimi i plotë:

Sot, Dita Botërore e Shëndetit fatkeqësisht e gjen sistemin tonë shendetësor në prag të kolapsit, të fundit në Europë për “Kujdesin ndaj Pacientit” e me parametra drejt atyre te Afrikës Qendrore.

Sistemi i yne, ne varferi te thelle, ka nje financim nga Buxheti e Kontributet reth 20 here me te ulet se mezatarja europiane e disa here me te ulet se Maqedonia e Veriut.

Ky sistem eshte nder me anti socialet ne bote, ku mbi 50% e shpenzimeve per shendetin paguhen direkt nga qytetaret, shifer kjo qe ne vendet europiane nuk kalon 20% te tyre.

Mjeket tane, qe punojne nen nje trysni e mungesa te medha, po kthehen ne nje “specie ne zhdukje”, duke arritur ne nivele te frikeshme, 1 per 1000 banore.

Numri i shtreterve, specialiteteve etj, jane disa here nen mezataren europiane, duke cuar ne degradimin e shumices se spitaleve periferike e larguar keshtu sherbimin nga pacienti.

Qendrat spitalore te Tiranes duke mos perballuar dot fluksin kombetar, po pengojne aksesin e pacienteve drejt tyre.

Sistemi paresor gjithmone dhe me i “rrudhur” e ai spitalor ne zvogelim, jane nder me te cenralizuarit ne bote, duke u bere keshtu “mekanizma” politike pa incentiva zhvilluese, te destinuara, per kolaps.

DHE NE FUND NJE LAJM TE MIRE: pikerisht per te diskutuar per keto probleme e rruget e permiresimit te sistemit, Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer do te organizoje ne Tirane me 26 prill, nje Konference Rajonale.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular