BallinaBotaThashethemet ngrenë në këmbë refugjatët në Greqi

Thashethemet ngrenë në këmbë refugjatët në Greqi

Pas zërave në mediat sociale për hapjen e kufirit të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, janë mbledhur në Selanik 2000 migrantë, që duan të marshojnë në veri drejt Europës. UNCHR u kërkon refugjatëve të kthehen në kamp.

Interneti – si kuzhinë për thashetheme

Aktualisht migrantët banojnë në një kamp afër Diavatas, nga ku ata duan që të nisin marshimin. Në ditët e kaluara u përhap fjala në rrjetet sociale, se kufiri i Greqisë me Maqedoninë e Veriut është hapur. UNHCR ka paralajmëruar që të mos besohen zëra të tillë të përhapur. Migrantët duhet të kthehen në kampet e tyre, autobusët për këtë janë gati. Edhe ministria greke bëri të qartë se nuk ka kufi të hapur. Policia kritikoi, se disa në kampin e Diavatas përdorin gratë dhe fëmijët si pararojë për të thyer bllokadën e policisë. Ka mes migrantëve njerëz që duan të provokojnë tensione tha nëpunësi përgjegjës i Ministrisë së Migrimit për kampet në veriun grek, Nikos Ragkos.

Grumbullime të migrantëve që duan të udhëtojnë drejt veriut ka pasur edhe në Athinë. 300 vetë të premten aty bllokuan stacionin e kryeqytetit grek. Lëvizja e trenave u pezullua për disa orë. Në kulmin e krizës së refugjatëve u ndërtua një gardh mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky gardh ekziston ende dhe vrojtohet. Me këtë u mbyll gati tërësisht itinerari i Ballkanit. Në vitet 2015 e 2016 erdhën më shumë se 1 milionë vetë përmes këtij itinerari në Gjermani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular