BallinaAktualitetPresidenti Meta për grabitjen në Rinas: "Cënim i sigurisë kombëtare"

Presidenti Meta për grabitjen në Rinas: “Cënim i sigurisë kombëtare”

Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se e cilëson një cenim serioz të sigurisë kombëtare grabitjen e 10 milionë eurove brenda aeroportit kombëtar të Rinasit ditën e djeshme. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për mediat, Meta risolli në kujtesë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë një vit më parë ku kishte dhënë detyra konkrete për institucionet për të rritur sigurinë në aeroportin e Rinasit.

“Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë për këtë komunikim të drejtpërdrejt me ju dhe qytetarët. Përsëritja e kësaj ngjarje brenda një objekti të sigurisë së veçantë është e papranueshme. Si vend anëtar i NATO-s kemi detyrimin të garantojmë dhe standardet më të larta të sigurisë. Si kryetar i Këshillit të Sigurisë kombëtar në 16 maj të vitit 2018 kam organizuar mbledhjen e këtij këshilli me objekt gjendjen e sigurisë kombëtare.

Pika e tretë e axhendës së këtij takimi ishte pikërisht raporti për pikat strategjike portuale dhe aeroportuale të Republikës së Shqipërisë. Kam ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroportin Nënë Tereza, mangësitë në akses dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në raste rreziku”, deklaroi Presidenti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular