BallinaKryesoreGent Strazimiri - medias: Pyeteni Xhaçkën, mbi bazen e cilit ligj urdheroi...

Gent Strazimiri – medias: Pyeteni Xhaçkën, mbi bazen e cilit ligj urdheroi dislokimin e trupave ushtarake ne Rinas?

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, e pyet Ministren e Mbrojtjes se mbi ç’bazë ligjore, në cilin nen, ministrja urdhëron dislokimin e trupave ushtarake,  pavarësisht në ka apo s’ka “gjendje të jashtëzakonëshme”, të shpallur apo të pashpallur?

Ministria e Mbrojtjes instaloi sot në Rinas, forcat ushtarake, një veprim që është cilësuar antiligjor nga Presidenti i Republikës dhe opozita.

Reagimi i Gent Strazimirit

Ftoj mediat dhe gazetarët, të pyesin Ministren e Mbrojtjes se mbi bazën e cilit nen, të cilit ligj, ministri “urdhëron dislokimin e trupave ushtarake” pavarësisht në ka apo s’ka “gjendje të jashtëzakonëshme”, të shpallur apo të pashpallur?
Ministri i Mbrojtjes, është instanca e pestë për nga rëndësia në hierarkinë e zinxhirit komandues të Forcave të Armatosura, dhe në asnjë rast nuk ka kompetenca operacionale, dislokimi a ç’dislokimi trupash! Ka thjesht kompetenca kontrolli miratimi e propozimi mbi përditshmërinë e rutinës së Forcave të Armatosuara (strategji, stërvitje, misione), madje edhe kjo, kompetencë e deleguar gjatë kohës së paqes, nga Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura!!!
Në çdo rast, është Kuvendi që merr vendimin për nevojën e përfshirjes së ushtrisë, dhe përgjegjësinë në nivelin operacional e merr Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, i cili e ushtron përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (nëse policia e shtetit pranon që nuk e kryen dot detyrën për rivendosjen e rendit), ose Komandantit të Forcave (në rast lufte)!
Ministri në asnjë rast, “asesi” nuk e ka këtë kompetencë në ligj….
Për të ndihmuar gazetarët, po postoj edhe dispozitat ligjore në fjalë!
P. S. Teknikisht është grusht shteti, pavarësisht mosmarrjes seriozisht të mrrutave e rriqnave të ndyta që po e vënë në jetë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular