BallinaAktualitetGrabitja e 10 milione eurove/Basha nxjerr faktet tronditëse: Kompania e njeriut të...

Grabitja e 10 milione eurove/Basha nxjerr faktet tronditëse: Kompania e njeriut të besuar të PS, gruaja e tij…

spot_img
spot_img

Duke theksuar sot se “përgjegjës për sigurinë në Rinas e kudo është qeveria dhe shteti shqiptar jo kompanitë private, e nëse nuk ka siguri, fajin e ka shteti”, kreu i PD-së, ka numëruar sot disa fakte që i ka cilësuar tronditëse lidhur me një ngjarje të paralajmëruar.

Fakte tronditëse kanë dalë në dritë, ngjarja mund e duhej të ishte parandaluar, nëse do të zbatohej urdhri i Ministrit të Brendshëm, 5 gusht 2018, nr 130 që kërkon që policia e shtetit të shoqërojë e ruajë transportimin e vlerave monetare, e të garantohet nga policia shënimi i cdo ngarkese me para”- tha ai.

Basha kujtoi se truri i bandës, Admir Murataj ishte prej 6 vitesh në kërkim, por nuk u kap.

“Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar gjeneral Sandër Lleshin në thyerje të kushtetutës si kryetar të këshillit mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, kohë që u grabit dy herë. Ndërkohë që Kompania merr 5 euro nga cdo qytetar që kalon në Rinas por nuk siguron asgjë. Kompania figuron të jetë në bashkëpronësi të njërit prej njerëzve më të afërt të PS, avokatit Eno Bushit, i njohur edhe si avokati i Riformatos, pilotit që u rrëzua me avionin plot me drogë në Divjakë, kurse bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e agjencisë nacionale të trafikut ajror”- tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular