BallinaAktualitetRama dhe Tsipras flasin për negociatat në Kroaci, mediat greke zbardhin diskutimet...

Rama dhe Tsipras flasin për negociatat në Kroaci, mediat greke zbardhin diskutimet në takim

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me homologun grek Tsipras gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve te Europës Juglindore dhe Kinës.

Në njoftimin për media të zyrës për shtyp të Kryeministrisë, thuhet se biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.

Kryeministri Rama vlerësoi qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

Po çfarë thonë mediat greke për takimin

Zougla.gr duke cituar burimeve diplomatike, thotë se Tsipras i bëri të qartë Ramës në takim se kriteri kryesor për të pasur mbështetjen e Greqisë për hapjen  e negociatave të Shqipërisë me BE është respektimi i të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë. Gjithashtu, të njëjtat burime bënë të ditur se Tsipras dhe Rama diskutuan qëndrimet e qarta të BE-së në lidhje me të drejtat pronësore të minoritetit në Shqipëri dhe në lidhje me ligjin për vetëvendosje, e cila është pjesë e ligjit mbi pakicat.

Në këtë kontekst, z. Tsipras shënoi një hap pozitiv në vendimin e ri Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për pronën e qytetarëve që nuk kanë tituj pronësie dhe theksoi se me rëndësi është zbatimi i këtij vendimi. Vendimi  i qeverisë gjithashtu do të publikohet në Fletoren Zyrtare në ditët e ardhshme, siç ka premtuar Edi Rama.

Gjithashtu, zoti Rama, siç theksojnë të njëjtat burime, është zotuar të bëjë gjithçka për të qenë në përputhje me rregullat e BE në lidhje me të drejtat pronësore, me respekt absolut ndaj atyre që kanë certifikata.

Për më tepër, të dy udhëheqësit diskutuan, siç theksojnë të njëjtat burime, hapat e ardhshëm në lidhje me dialogun mbi tekstet shkollore dhe varrezat.

Në pjesën e dytë të takimit, kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, në plan afatgjatë, duke u fokusuar në infrastrukturë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular