BallinaAktualitetÇfarë pritet të ndodhë në protestë? Mediat prestigjioze botërore mbërrijnë në Tiranë!

Çfarë pritet të ndodhë në protestë? Mediat prestigjioze botërore mbërrijnë në Tiranë!

Mediat prestigjioze televizive, si dhe agjenci ndërkombëtarë te lajmeve, kanë sjell sot në Tiranë ekipe xhirimi dhe të dërguar special për të mbuluar protestën para godinës së Kryeministrisë.

Veç korrespodentëve që disa agjenci kanë në Tiranë, redaksitë respektive e kanë vlerësuar të nevojshme që në Shqipëri të kenë dhe grupe gazetarësh për të ndjekur zhvillimet.

Duket se informacionet që vijnë nga agjencitë e specializuara për rajonin, kanë parashikuar zhvillime interesante për situatën në Shqipëri dhe sidomos protestën e paralajmëruar sot nga opozitë në Tiranë.

Për opozitën, prania e ekipeve të xhirimit të stacioneve më të mëdha mediatike në botë është një mundësi më shumë për të shfaqur problemet që ka sot Shqipëria me keqqeverisjen.

Protestat e fundit të opozitës janë ndjekur me interes nga media ndërkombëtare: Fox News, BBC, Euro News, ZDF, Daliy Mail, New York Times dhe shumë e shumë të tjera.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular