BallinaBotaBota mban frymën për Notre Dame! Reagojnë Macron dhe Trump...

Bota mban frymën për Notre Dame! Reagojnë Macron dhe Trump…

Pjesa e sipërme e katedrales më të famshme në Bote, Notre Dame në Paris është shkatërruar nga zjarri i frikshëm që ra fillimisht në një skelë në përdorim për restaurimin e saj. Maja e katedrales u rrafshua e gjitha pak pa shkuar ora tetë e mbrëmjes, ndërsa pamjet trishtuese të zjarrit të frikshëm po bëjmë xhiron e Botës. Maja e katedrales ishte 93 metra dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit. Zjarrfikësit treguan se flakët shpërthyen në papafingon e katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Për orë të tëra qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë panë zjarrin të djegë katedralen e ndërtuar mbi 800 vjet më parë. Sipas mediave vendase, u vendosën katër shkallë shumë të larta dhe dy ashensorë për të vënë nën kontroll flakët që po gllabërojnë strukturën e famshme gotike. Disa helikopterë fluturojnë mbi zonë.
Një zëdhënës i katedrales njoftoi se e gjithë struktura e çatisë është në flakë: “Asgjë nuk do të mbetet”, tha ai, siç raportojnë mediat vendase. Zjarri shkruajnë mediat vendase përkon edhe me ditën e parë të javës së shenjtë që sjell Pashkët. Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.
Reagon edhe presidenti francez Emmanuel Macron/Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron. “Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.
Reagon presidenti Trump/Ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump,  i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme.  Presidenti i SHBA-së,  gjithashtu  bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt. “E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”  shkruan Trump.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular