BallinaBotaHistoria e ‘Notre Dame’, katedralja që përfaqëson imazhin e Evropës

Historia e ‘Notre Dame’, katedralja që përfaqëson imazhin e Evropës

Katedralja Notre Dame në Paris është katedralja e dioqezës së kryepeshkopit të Parisit, në Francë. Ajo ndodhet në lindje të Ishullit të Qytetit, në lagjen numër 4 të Parisit dhe është objekti kulturor më i famshëm në Europë.

Ndërtimi i saj filloi me kërkesë të peshkopit Maurice de Sully dhe zgjati për më shumë se dy shekuj, nga viti 1163 deri në mes të shekullit XIV. Për pasojë nuk ruan një stil uniform. Katedralja ka karakteristika të stilit gotik primitiv dhe gotik rezatues. Dy rozetë që zbukurojnë secilën prej anësoreve janë ndër më të mëdhatë në Europë dhe secila ka një diametër prej 13 metrash, raporton ‘Ata’.

Kur përfundoi ndërtimin, katedralja ishte një prej më të mëdhave në Perëndim. Pas rrëmujave të revolucionit, katedralia iu nënshtrua nga viti 1844 deri në 1864 një restaurimi të konsiderueshpë dhe shpesh të kritikuar, nën drejtimin e arkitektit Viollet le Duc, i cili fut elemente dhe motive të pazakonta.

Katedralja që në origjinë është një prej monumeteve më emblematike të Parisit. Për një kohë të gjatë ndërtesa më e lartë në qytet, ajo zë në Paris një vend simbolik dhe është një prej katedraleve më të famshme në botë.

Një godinë që i përket besimit dhe trashëgimisë, ajo lidhet me shumë eposode të historisë së Francës. Kishë famullitare mbretërore në Mesjetë, ajo do të presë ardhjen e kurorës së shenjtë ose kurorës së Krishtit në vitin 1239, shumë vite më vonë, këtu do të kurorëzohet Napoleon Bonaparti në vitin 1804, pagëzohet duka i Bordosë në 1821, funeralet e presidentëve francezë Adolphe Thiers dhe Sadi Carnot.

Nën kupolën e saj u këndua një manjifikat kur u çlirua Parisi, më 26 gusht 1944. Aty u zhvilluan ceremoni fetare pas vdekjes së gjeneralit De Gaulle (1970), Georges Pompidou (1974) dhe të François Mitterrand (1996).

Në letërsi, ajo figuron kryesisht në qendër të romanit të Viktor Hygo, “Katedralja e Parisit”, e botuar në vitin 1831.

Kjo katedrale pret sot rreth 13-14 milionë vizitorë në vit, që e bën monumentin më të vizituar në Paris dhe gjithë Europën. Në vitin 2013, u festua 850 vjetori i ndërtimit të saj.

Sot, 15 prill 2019, një zjarr i madh ka rënë në çatinë e katedrales, duke rezikuar këtë vepër madhështore të Francës dhe njerëzimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular