Nga Luçiano Boçi
A di shqip, Ministrja e Arsimit? Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.
Jo vetëm. Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka. Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit. Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet. Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.
Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit. Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës. E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.
I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit. Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!”