BallinaAktualitetBasha: Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim, nëse kriza...

Basha: Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita

Basha: Nëqoftëse ti sot do të shkosh në zgjedhje pa ndëshkuar kriminelët e Dibrës, ku është kapur Damian Gjiknuri me Ymer Lalën… Drejtësia është e kapur, pikërisht se Ymer Lala, Damian Gjiknuri, Niçe Abdylaj, Vangjush Dako, Taulant Balla dhe Edmond Bego, jo vetëm t’i shpëtojnë drejtësisë, por të shkojnë t’u marrin shtëpitë këtyre banorëve, t’ua prishë Edi Rama me Erion Veliajn, pa ligj, se s’ka as Gjykatë Kushtetuese, dhe të bëjnë 60 milionë euro projekt aty.

Këtu ka ardhur situata, prandaj janë ngritur qytetarët.

Ne jemi sot në një pikë përplasjeje pa kthim dhe kjo përplasje do të marrë përmasa parapolitike nëqoftëse nuk zgjidhet me të vetmen rrugë që parashtruar opozita.

Cila është rruga? Largimi i menjëhershëm i njeriut që e ka sjellë vendin në këtë pikë, në pikën që po kthen vizat për shqiptarët.

Një qeveri tranzitore, roli i parë i të cilës është t’ja zgjidhë duart prokurorisë, ato çështje të hetohen, ata politikanë që janë kapur, janë përgjuar – nuk janë fantazitë e mia – duke u thënë kriminelët mbush këtë kuti, bli këto vota, fut këtë kriminel në listën e Durrësit, – këta duhet të shkojnë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit.

Po s’ndodhi kjo nuk është thjesht e vetëm se s’do ketë zgjedhje, por absolutisht vizat do tê kthehen dhe Shqipëria do tê rrethohet me mur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular