BallinaPolitikeKreshnik Çollaku: "Do bllokojmë votimet, zgjedhjet pa opozitën do sjellin konflikt civil"

Kreshnik Çollaku: “Do bllokojmë votimet, zgjedhjet pa opozitën do sjellin konflikt civil”

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka paralajmëruar qeverinë sonte në Fax News se nëse do të hyjë në zgjedhje pa opozitën atëherë do të nxitet një përplasje civile gjë e cila vjen sipas tij për shkak të shkeljes së Kushtetutës.

“Ne nuk do të lejojmë që të mbahen zgjedhje. Kodi Zgjedhor  e përcakton se qendrat e votimit janë të përbëra nga 7 anëtarë shumicën e tyre e ka opozita, pjesën tjetër e ka mazhoranca. Pra 4 opozita 3 pozita, në rast se mungon opozita nuk mund të fillojë procesi i votimit. Nëse do të tentojnë ta bëjnë do të përballen me rezistencë fizike, nuk kemi zgjedhje tjetër.

Si mund të tejkalohet kjo. Duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe ai nuk ndryshon me numra por me konsensus. Opozitën nuk e zëvendësojnë numrat por ata që zgjedhin. Nëse këta dhunojnë Kushtetutën, kjo është një aventurë që i paraprin një konflikti civil, dhe ne do ta mbrojmë edhe me forcë. Pa ikur Rama nuk ka zgjedhje ta harroni.

Opozitën parlamentare dhe jo parlamentare nuk e përcakton Parlamenti, e përcaktojnë votuesit. Kodi Zgjedhor e bën të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës, hapeni lexojeni”, tha Çollaku.

Zyrtari i PD-së foli edhe për mbarëvajtjen e protestave dhe mundësinë që qytetarët të tejkalojnë mundësitë e opozitës për t’i mbajtur nën kontroll, për shkak të metodave ushtarake që përdor qeveria.

“Larg qoftë dita nëse neve si organizator të dështojmë në ruajtjen e durimit të njerëzve përballë metodave ushtarake të Sandër Lleshit. Kam parë njerëz të irrituar nga hedhja masive e gazit, dhe kjo ka ndodhur në një mënyrë të provokuar dhe nuk është gaz lotsjellës por helmues”.

Pyetjes nëse është kjo metodë që po ndjek opozita një vetëvrasje për opozitën, Çollaku tha se: “Nëse do të kishim frikë nga kjo nuk do të kërkonim zgjedhje të parakohshme. Hajde hyjmë në zgjedhje dhe e provojmë se si do të dalim”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular