BallinaKryesoreBasha: Fëmijët e mi nuk kanë jetuar kurrë jashtë shtetit. Këtyre u...

Basha: Fëmijët e mi nuk kanë jetuar kurrë jashtë shtetit. Këtyre u ka ngelur vetëm gënjeshtra

Gjatë emisionit “Tempora”, kryetari Basha hodhi poshtë shpifjet se familja e tij jeton në Holandë.

“Fëmijët e mi jetojnë këtu dhe turp për ata gazetarë që, sa herë që karaktere të pështira si Erjon Veliaj apo dikush tjetër në studio u thonë se Basha ka familjen në Hollandë, njerëz që e dinë fare mirë se vajzat e mia janë këtu, jetojnë dhe shkojnë në shkollë këtu, këtyre u ka ngelur vetëm gënjeshtra. Edhe genjeshtrën ua thyen studentët, ua shkatërroi lëvizja studentore.
Por këtyre s’u ka mbetur asgjë tjetër përveç gënjeshtrës dhe, natyrisht, media që i shërbejnë gënjeshtrës, të cilat, për turpin e tyre, nuk janë thjesht media sot, por kanë mision vetëm të pasurojnë pronarët e tyre. Janë pjesë e problemit dhe duhet të japin llogari para publikut, njësoj si oligarkët dhe kriminelët.
Këta kanë zgjedhur të sakrifikojnë interesin publik, për të pasuruar veten e tyre, për të pasuruar miqtë e tyre, në kurriz të shqiptarëve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular