BallinaAktualitet(Video)Policia dhunon banorët dhe ish-deputetin, Klevis Balliu: Kemi prova. Vet shefi i...

(Video)Policia dhunon banorët dhe ish-deputetin, Klevis Balliu: Kemi prova. Vet shefi i Komisariatit nr.4 Agim Hoxha….

spot_img
spot_img

Policia ka dhunuar banoret te Bregu i Lumit si dhe kjo nuk ka munguar as ndaj perfaqesuesve te opozites te cilet po i mbeshtesnin. Ne situaten e tensionuar ka ardhur dhe deklarata e Klevis Balliut mengjesin e sotem i cili ka qene vet pre e dhunes: “Policia ka dhunuar gra e femije. Kemi prova filmike te dhunes ndonese policia po mundohet ta fshehe duke u marre telefonat banoreve”- tha Klevis Balliu.

DEKLARATE E KLEVIS BALLIUT TEK BULEVARDI I RI

Partia Demokratike do të nxjerrë shumë shpejt videot e dhunës të përdorur ndaj banorëve. Ndaj banorëve ka përdorur dhunë edhe vetë Shefi i Komisariatit nr. 4, Agim Hoxha. Është fatkeqësi që në 2019 qytetarët shqiptarë dhunohen në një mënyrë kaq barbare nga një shtet që supozohet të jetë shtet për qytetarët. Të mos harrojme që kjo qeveri deri dje fliste për bashkeqeverisje me qytetarët. Armiqtë e kësaj qeverie nuk janë as bandat, as vjedhja, as korripsioni por jane vetë qyetarët. Çdo ditë kemi dhunë ndaj qytetarëve. Dy ditë më parë në shtëpitë e këtyre banorëve është hedhur gaz lotsjellës. Partia Demokratike do të bëjë publike të gjitha videot ku shihet qartazi dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve. Po ashtu edhe foto të pjesëve të trupit të banorëve të cilët janë dëmtuar. Bëhet fjalë për dhunë ndaj zonjave dhe fëmijëve të tyre. Të gjithë telefonat janë konfiskuar nga policia duke fshirë çdo video nga telefonat e tyre por banorët ato video i kanë çuar për t’i publikuar ne më vonë.
Kjo është nderhyrje në privatësinë e qytetarit nëse hyn për të marrë sendet e tij personale por në këtë vend nuk ka mbetur më asgje, as drejtësi, as polici. Këta janë nje grup mercenarësh të cilët përdoren me urdhër politik. Të jemi të qartë. Projektet qe janë në të mirë te vendit janë gjithmonë të mirëpritura nga qytetarët por ajo që po ndodh këtu është se loti i pare dhe loti i dytë u shpronesuan ndërkohë që në Lotin e tretë nuk u shpronësuan. Nuk e di nëse kjo është për shkak të racizmit të qeverisë ndaj veriut pasi të gjithë banorët e Lotit të tretë janë nga veriu.

Pyetje: Kjo është e rëndë z.Balliu.

Klevis Balliu: Këtë mund ta quani ju të rëndë por racizmi i Edi Ramës për veriun njihet prej kohësh dhe është nje fakt qe Loti i tretë është i perfshirë nga banorë të veriut. Nuk e di nëse është vetëm kjo arsyeja apo fakti qe ata kanë vjedhur çdo lek të mundshëm në buxhetin e shtetit dhe nuk ka më asnjë lek për t’i dhënë banorëve. Loti 1 që është shpronësuar ende nuk ka marrë paratë. Në këtë kontekst. I bëj thirrje çdo qytetari që koha për t’u mbrojtur nga këto banda ka marrë fund. Është koha që qytetarët të bashkohen e të marrin në dorë fatet e këtij vendi. Është koha për te sulmuar krimin që ka zaptuar vendin sot. Është koha për të sulmuar krimin në pushtet.

Pyetje: Përsa i përket bashkimit të Bilevardit të Ri me Unazën e Madhe a ka një plan për shpronësimin e banorëve apo do të ndiqet e njëjta skemë ku shtëpitë do të prishen dhe nuk do të shpronësohen pasi do të jenë me qindra shtëpi?

Klevis Balliu: Rasti i Bulevardit dhe Unazës së Re janë të ndryshme. Qeveria gjeti këtu disa banorë të pakët në numër dhe i shfrytëzoi për t’i sulmuar me të gjithë forcën. Me rastin e Unazës nuk bëhet fjalë që ky projekt të kalojë sepse është një projekt i korruptuar, ne hetim dhe jo vetëm nga intiticionet shqiptare por edhe nga instirucionet amerikane.
Ai projekt është i korrptuar dhe Loti i dytë nuk ka dy ditë që është anuluar. Cilat kompani do ta zbatojnë atë projekt nqse nuk ka kompani qe ka fituar tender. Edi Rama duhet te shkojë në burg. Këtu është arrestuar edhe djali i Agim Peposhit i cili ndodhet ne burg sepse ka protestuar më 16 mars dhe sot këta i arrestuan djalin. Nuk e di nese mund ta kene per shkak të rracizmit. Persa i përket Unazës, PD atje qëndron do të jetë pjese e rezistencës së tyre. Nqse këta do të guxojnë të vijnë atje por atje është mëse e qartë se është një lojë krejtësisht tjetër nga kjo këtu.

Pyetje: Përtej mbështetjes qe jepni ju si parti politike dhe ne si media, realisht a kane mundësi këta banorë të tërheqin dëmshpërblimin?

Klevis Balliu: Këta banorë duhen dëmshpëblyer për dhunën që është ushtruar ndaj tyre. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të merret me këtë çështje sepse nuk është normale të dhunohen njerëzit kështu. Ju do të shihni video dhe foto trinditëse. Qeveria duhet t’i dëmspërblejë per dhunën, për shtëpitë e tyre sepse ka bëre të njëjtën gjë më lotin e parë, të dytë dhe këtë duhet ta bëjë me lotin e tretë. Këtu nuk ka vend për diskutim. Këta banorë duhet t’i drejtohen gjykates por gjykata nuk ka. Kur sistemi i drejtësisë bie, kur qeveria krijon një grup banditësh dhe mercenarësh për të sulmuar qytetarët atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse përballja. Nqse Edi Rama nqse kërkon luftë, lufte do t’i hapin qytetarët. Herën e fundit që këta po dhunonin në Bulevard mund te ketë qenë tërheqje e vëmendjes nga vjedhja që po bëhej në Rinas. Sot përsëri sulmojnë Bulevardin për të hequr vëmendjen ndaj anulimit të vizave me Holandën. Këta po përdorin dhunën politikisht për të hequr vëmendjen. Për të hequr vëmendjen nga vjedhjet apo dështimet e tyre. Dhe këtë e bejne duke shfrytëzuar qytetarët, policinë e shtetit. Ka ardhur koha qe qytetarët t’i japin fund një herë e mirë këtij dikatatori qe e ka emrin Edi Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular