BallinaKryesoreStudenti: Konviktet në kushte skandaloze, jetohet më mirë në burgje në Shqipëri

Studenti: Konviktet në kushte skandaloze, jetohet më mirë në burgje në Shqipëri

Protesta studentore e dhjetorit solli në vëmendje problematikën në dukje të harruar të konviketeve, por ndërsa për të heshtet, jo pak të rinj shqiptarë jetojnë brenda atyre dhomave. Ato ditë shprese ikën shpejt dhe në konvikte pak gjëra kanë ndryshuar. Emiljando është student i vitit të dytë, ai rrëfen se burgjet shqiptare janë më të mira se konviktet.

Kushtet në konvikt janë aq skandaloze, sa edhe po t´i krahasojmë me burgjet, burgjet janë më mirë. Në burg, shteti shqiptar paguan minimalisht 20 mijë lekë të vjetra për të mbajtur një të burgosur, ndërsa studentët paguajnë 45 mijë lekë në muaj dhe marrin në këmbim godine të viteve 1945, të cilat janë nën kushtet minimale. Jemi në një situate ku edhe kafshët nuk pranohen në shqipëri. Do ndalohej që studentët të jetonin në këto dhoma”, thotë Emiljando për emisionin “Trending” në News 24.

Nga një vështrim sipërfaqësor i Qytetit Studenti shenjat e një ndryshimi janë të dukshme, fasadat kanë nisur të ndryshojnë. Por Emiljando thotë që ndryshimi ka mbetur vetëm në fasada.

“Në QS ka shumë godina por janë rikonstruktuar vetëm disa. Për propagandë dhe për të shuar kritikat. Jashtë duket mirë por brenda janë më keq. Më shqetëson fakti që studentët i kanë pranuar këto kushte”, rrëfen Emiljando.

“Të varfërit nuk mund të arsimohen”. Ky është konkluzioni i Emiljandos. Ai thotë se çdo zgjidhje është sipërfaqësore, pasi rrënjët e të keqes janë te Ligji i arsimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular