BallinaAktualitetBerisha: Kush duhet arrestuar për grabitjen në Rinas (Tregon foton e...)

Berisha: Kush duhet arrestuar për grabitjen në Rinas (Tregon foton e…)

Grabitjen e fundit në Rinas, ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si grabitje shtetërore. Sipas tij tani po kërkohen autorët e rremë, ndërsa pas hekurave duhet të ishin zyrtarët më të lartë të shtetit.

“Policia po kërkon dëshmitarë të rremë si Fredi Alizoti. Tani do dalë që një i tretë ka hyrë nga Maqedonia. Doli grabitja e parë, prokuroria lëshoi disa urdhër arreste dhe arrestoi disa njerëz. Tani duhet të arrestohen këta njerëz: Sandër Lleshaj, Belinda Balluku, Engjëll Agaçi dhe drejtori i Aviacionit civil.  Për çështje sigurie nuk mund të mos ketë dorë shteti, pse jetën e qytetarëve në dorë të koncesionarit do ia lëmë ne? Ja shiko këtë foto Olsi Rama me njerëz të kompanisë në Singapor. Përgjegjës për sigurinë në aeroport është shteti’, tha Berisha. Sipas tij dhe grabitësin Admir Murataj nuk e ka vrarë policia, por e kanë vrarë grabitësit./Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular