BallinaAktualitetShemsi Prençi: Deputetët kanë sjellë me valixhe para të kriminelëve

Shemsi Prençi: Deputetët kanë sjellë me valixhe para të kriminelëve

Zyrtarisht qeveria shqiptare thotë se nga autoritetet holandeze nuk ka ardhur asnjë shqetësim për krimin shqiptar. Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë se ky shqetësim nuk ka ardhur në Tiranë.

Absolutisht nuk ka patur një shqetësim nga autoritetet holandeze. Ka patur ftesë për bashkëpunim, që ata elementë kriminalë që janë t’i arrestojmë. Në 7 operacione ndërkombëtare kemi marrë pjesë. Edhe për grupin Bajri ka pas ndarje informacioni. Në tavolinën e drejtorit të policisë së Shtetit nuk kanë ardhur emra për kriminelët shqiptarë në Holandë”, tha zonja Voda.

Por sipas gazetares Klodiana Lala, një pjesë e zyrtarëve të policisë paguhen nga krimet e organizuara.

Të flasësh që s’ka krim në Shqipëri i bën me nerva dhe shqiptarët”, tha analisti Mark marku.

Listat e personave që kanë ardhur nga Holanda dhe vende të tjera. Në Policinë e Shtetit ka persona që listat që vijnë, nuk i përcjellin. Para një viti ish-ministri i Brendshëm tha se do goditen 40 grupe kriminale, këtu përfshiheshin edhe bandat ndërkombëtare. Janë listat aty me emra konkret, dhe me GPS të makinave ku kanë parkuar. Thuhet shprehimisht që kriminelët që kanë shëtitur lirshëm dhe kanë bërë para dhe kanë drejtuar grupe kriminale i keni në parlament, keni krijuar konsorcium me deputetë kriminelë me biznesmenë kriminelë. Ka pas dhe emra deputetësh që kanë sjellë para këtej”, tha Shemsi Prençi./Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular