BallinaSocialeZhvendoset në Lezhë drejtoria Arsimore, Gurakuqi: Persekutim i Shkodrës

Zhvendoset në Lezhë drejtoria Arsimore, Gurakuqi: Persekutim i Shkodrës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, denoncon një vendim të Ministrisë së Arsimit për reformimin e Drejtorive Arsimore Rajonale. Sipas Gurakuqit, Drejtoria Arsimore e Rajonit të Veriut nuk do të jetë më në Shkodër dhe vendimet për sistemin arsimor në të gjithë Shqipërinë e veriut do të merren në një Drejtori me qendër në Lezhë. “Është lëvizje e grahmave të fundit të kësaj qeverie, është pjesë e heqjes së fondeve, mundësisë së një jetë normale për kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, është pjesë e mosvëmendjes sistematike ndaj rendit publik”, shprehet Gurakuqi për Ora Neës. Implementimi i këtij vendimit sipas Gurakuqit do të sjellë papërshtatshëmri në sistemin arsimor. “E zhvendos organizimin e administratës së menaxhimit të arsimit nga kryeqendra në një prej periferive të vogla dhe pesha e sistemit orientohet drejt një qendre që nuk ka as kapacitetet menaxheriale të mjaftueshme, njëkohësisht ka shpenzime shumë të mëdha, është totalisht e pastudiuar”, shprehet më tej ai. Romeo Gurakuqi i bën apel edhe opinionit publik që të mos pranojë nga qeveria diskriminimin që i bëhet qytetit të Shkodrës. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Në një postim në facebook, Ademi thotë se ky veprim i qeverisë është i palogjikshëm, ndërsa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të tërhiqet nga ky vendim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular