BallinaAktualitetArtur Roshi pranoi mandatin për inat te Bashës: U ndjeva i fyer...

Artur Roshi pranoi mandatin për inat te Bashës: U ndjeva i fyer…

Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat ka pranuar mandatin e deputetit.  Ai ka sqaruar vendimin e tij nëpërmjet një statusi të gjatë në Facebook. Roshi thotë se është ofenduar nga Basha, i cili nuk i lexoi emrin e partisë si aleate besnike si edhe e la Ballin Kombëtar Demokrat jashtë tryezës së aleatëve opozitarë.

“PD që prej dy vjetësh ka organizuar tryeza të koalicionit Opozitar vetëm me partitë parlamentare duke shpërfillur ne jo-parlamentarët besnikë. Edhe mbas “diegies” së mandateve që ishim të gjithë jo-parlamentarë sërish ne aleatët tradicionalë besnikë na la jashtë tryezave të saj. Unë pjesëmarrës në çdo protestë, por u ndjeva i fyer kur Basha lexoi emrat e çdo partie me perjashtim tonin si aleatë besnikë”, shkruan ndër të tjera Artur Roshi. Ai thotë se PD përçmoi besimin e aleatëve dhe se po merrte një mandat të mohuar në vitin 2017.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular