Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një burrë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rikonstruksion.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut rreth orës 9.00.
Viktima është shtetasi me inicialet F.Z, 60 vjeç dhe bëhet e ditur se ai ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.