BallinaAktualitetÇ'po ndodh?! Rudina Hajdari mohon krijimin e partisë “Bindja Demokratike”

Ç’po ndodh?! Rudina Hajdari mohon krijimin e partisë “Bindja Demokratike”

Deputetja Rudina Hajdari ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar sot në media për krijimin e një partie të quajtur Bindja Demokratike.

Në një bisedë telefonike për Opozita.com, deputetja Hajdari është shprehur se sipas saj ky është trillim i mediave qeveritare për të ulur vlerat e opozitës së re.

 “Opozita e Re i kalon përmasat e demokratëve të larguar apo ish-ministrave te qeverisë Berisha. Ne synojmë krijimin e një koalicioni më të gjerë me çdo faktor të djathtë, me qëllim largimin e kastës mafioze në politike dhe pushtet”, është shprehur Hajdari duke shtuar më tej se nuk synon çarjen dhe shkaterrimin e Partisë Demokratike por krijimin e një alternative të re, pasi Lulzim Basha ka zgjedhur koalicionin me Monika Kryemadhin, sipas saj kundër aelatëve perendimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular