Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që ditën e nesërme, ora 11:00, të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve.
Sipas asaj që raporton A2 CNN, në këtë mbledhje pritet të përcaktohet axhenda e protestave të opozitës.
Ndërsa përflitet se 11 maji është data më e mundshme për protestën e radhës kombëtare të opozitës. Partia Demokratike do të diskutojë edhe me aleatët e tjerë në opozitës dhe të martën pritet edhe siglimi i marrëveshjes mes tyre.