BallinaTe tjeraRealizon ëndërrën/Japonezi i verbër pas disa tentativave shkruan historinë

Realizon ëndërrën/Japonezi i verbër pas disa tentativave shkruan historinë

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Japoni, ku një person i moshës 52 vjeçare është bërë  personi i parë i verbër që kalon Oqeanin Paqësor me varkë me vela.

Sipas mediave japoneze personi i quajtur Mitsuhiro Ivamoto arriti mëngjesin e kësaj të shtune në portin e Fukushima me varkën e tij prej 12 metrash, pas rreth dy muaj lundrimi nga Kalifornia.

Ivamoto, i cili jeton në San Diego të Kalifornisë, lundroi nga qyteti amerikan më 24 shkurt, së bashku me Doug Smith, një marinar amerikan që e ndihmoi duke i dhënë informacione, të tilla si drejtimin e erës.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Ivamoto, pasi gjashtë vjet më parë ai ndërpreu rrugëtimin kur varka e tij u mbyt pasi një goditje nga një balenë.

 “Jam këtu në shtëpi. Faleminderit. Unë nuk u dorëzova dhe e përmbusha ëndrrën time”-  tha Ivamoto në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë festive në Fukushima, pas përfundimit të udhëtimi të tij prej 14.000 kilometrash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular