BallinaAktualitetShifrat/Rriten me 120% kërkesat e shqiptarëve për azil në Irlandë

Shifrat/Rriten me 120% kërkesat e shqiptarëve për azil në Irlandë

Zyra e Emigracionit në Irlandë ka publikuar numrin e shtetasve qe kanë aplikuar për azil gjatë muajit Shkurt. Në vend të parë renditen sërish shqiptarët, që lënë pas gjeorgjianët dhe shtetasit nga Zimbabve.

Sipas të dhënave, 138 shqiptarë aplikuan në total për azil, teksa arsyet kryesore janë për shkaqe ekonomike dhe politike. Shifra eshte dyfish me e larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2018, ku aplikuan vetëm 56 persona.

Numri i lartë i aplikimeve ka shqetësuar autoritetet vendase, teksa ministrja për Çështjet Evropiane, Helen Mcentee në një vizitë në Tiranë më 13 shkurt la të kuptohet se vendi i saj mund të mos votojë pro hapjes së negociatave në Qershor.

Rritja e numrit të azil-kërkuesve ishte një ndër arsyet që detyruan autoritetet holandeze të kërkojnë rikthimin e vizave për qytetarët shqiptar, javën e kaluar. Partitë që ndërmorën këtë hap ishin: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular