BallinaAktualitetProtesta e Unazës së Re/Klevis Balliu: Zgjedhje si të Enver Hoxhës më...

Protesta e Unazës së Re/Klevis Balliu: Zgjedhje si të Enver Hoxhës më 30 qershor s’kemi për të lejuar

Banorët e Unazës së Re, e kremtja e Pashkës i ka gjetur në protestë, në muajin e gjashtë të qëndresës së përditshme. Oratorët kanë shigjetuar sot Erion Veliajn, si përgjegjësin kryesor, që në marrëveshje me oligarkë e trafikantë, po kërkon t’u prishë shtëpitë e tyre. Ish-deputeti I Partisë Demokratike, Klevis Balliu, paralajmëroi të gjithë shqiptarët se rrezikohen të gjenden në të njëjtin hall, si banorët e Unazës së Re. “Hall më të zi se të të vinë tek dera e shtëpisë e të të nxjerrin nga shpia nuk ka. Uroj që ajo që u ka ndodhur këtyre qytetarëve, të mos i ndodhë asnjëherë. Në qeverisjen e PD, halle si këto nuk do t’i kenë kurrë më.

Zgjedhje të pandershme prodhojnë qeveri të cilat mbështesin projekte mafioze, si ai i Edmond Begos, tha zoti Balliu. Qeveri të dala nga këto zgjedhje nuk merren me qytetarët, por shohin interesat e hajdutëve. Nëse duam ta bëjmë Shqioërinë, fillohet nga zgjedhjet e lira, ju garantoj se marrv me kriminelë si Edi Rama nuk bëjmë. Diskutimet fillojnë kur Edi Rama ikën. Ju garantoj se nuk ka fuqi, as Edi Rama, as Erion Veliaj, të ndalojë çka kemi nisur, revoltën mbarëkombëtare. Nuk do të ketë mundësi që Edi Rama të rikthejë zgjedhjet e Enver Hoxhës më 30 qershor”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular