BallinaKryesoreVENDIMI/Kush përdor bombla gazi e ka të detyrueshëm sigurimin

VENDIMI/Kush përdor bombla gazi e ka të detyrueshëm sigurimin

VENDIMI/ KUSH PËRDOR BOMBOLA GAZI E KA TË DETYRUESHËM SIGURIMIN

Kush përdor bombola gazi për aktivitetin e tij do të duhet të bëjë sigurimin e detyrueshëm. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka marrë fuqi ligjore dhe parashikon që restorantet, hotelet, kompanitë e ndërtimit e prodhimit e deri edhe institucionet shtetërore që përdorin kaldaja, bombula gazi apo pajisje nën presion, do të jenë të detyruara të bëjnë sigurimin, mbi bazën e nivelit të riskut që kategorizohen pajisjet që ato përdorin.

Kontratat që do të duhen që ato të lidhin me kompanitë e sigurimit, duhet të parashikojnë rastet e rreziqeve që mund të shkaktojnë këto pajisje.

Kështu, për pajisje apo impiante nën presion me rrezik të ulët, kufiri minimal është 10 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 20 milionë lekë në agregat, ndërsa për pajisje me rrezik të mesëm 20 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 40 milionë lekë në agregat.

Po ashtu, vendimi i qeverisë përcakton për impiantet me rrezik të lartë, kufiri minimal do të jetë 35 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 70 milionë lekë në agregat dhe ato me rrezik shumë të lartë, 50 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 100 milionë lekë në agregat.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular