BallinaKronikeZbulohet servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes në Rinas, në pranga...

Zbulohet servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes në Rinas, në pranga dy persona

Është zbuluar servisi ku u modifikua furgoni i cili shërbeu për të grabitur 10 milionë euro në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Deri më tani janë arrestuar 2 persona përkatësisht të moshës 28 dhe 29 vjeç. Dy të dyshuarit  janë arrestuar në Elbasan dhe njëri prej tyre në lagjen “28 Nëntori”. Të arrestuarit janë ata që mendohet se modifikuar si furgon të hetimit tatimor, furgonin që shërbeu për të grabitur 10 milionë euro, gjithashtu ata njihen për lidhjet që kanë me personat e krimit.

Servisi është në aksin e vjetër rrugor, në afërsi të metarlugjikut në Elbasan, pronar i të cilit mësohet të jetë Klement Cala. Ai po mbahet nën vëzhgim nga policia duke qënë se dyshohet të jetë bashkëpuntorë në një grabitje në vitin 2017.

Sipas informacioneve servisi është dhënë me qera para 6 muajsh.

Informacioni paraprak:

Gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga DVP Tiranë në bashkēpunim me DVP Elbasan janë arrestuar dy persona në qytetin e Elbasanit gjatë mëngjesit të së dielës.

Njëri nga shtetasit e arrestuar sipas burimeve zyrtare është arrestuar në lagjen “28 Nëntori” dhe një person tjetēr nē periferi tē këtij qyteti .Ata sipas burimeve të besueshme janē 28-29 vjeçarë. Ata dyshohet se kanë lidhje ne persona që akuzohen për disa krime të ndodhura në vendin tonë si edhe jashtë Shqipërisë.

Për këtë arsye ata janē vendosur nën hetim .Arrestimi i dy shtetasve nga Elbasani pritet të hedhë dritë për identifikimin e atyre që dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen e Rinasit .Ndërsa të ndaluarit nga Elbasani akuzohen se u kanë dhënë me ndërgjegje ose pa dijeni ndihmë disa personave që u kishin kërkuar këtyre dy personave të modifikonin mjetin tip Wolksvagen të cilit i ishte vënë mbishkrimi ” Hetimi Tatimor”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular