BallinaKryesoreLulzim Basha: Zgjedhjet pa opozitën, farsë. S'do të lejojmë më që zgjedhjet...

Lulzim Basha: Zgjedhjet pa opozitën, farsë. S’do të lejojmë më që zgjedhjet t’i organizojë dhe diktojë krimi

“Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot”. Kjo eshte ajo cfare Lulzim Basha deklaroi sot ne takimin me kolegjin e kryetareve ne seline e PD.

Me tej ne komunikimin e tij me krerete degeve z. Basha tha se: “Largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet.

Vetëm zgjedhjet e lira do t’i kthejnë legjitimitetin institucioneve, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej një viti e gjysëm, Gjykata e Lartë nuk funskionon, Prokuroria e Përgjithshme ështe e paligjshme dhe kur Parlamenti ilegjitim është kthyer në vegël te krimit dhe oligarkisë, që po grabisin dhe shkatërrojnë vendin duke mbjellë mjerim dhe pasiguri kudo”.

Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si “një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi”. “Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës.”- është shprehur Basha, duke theksuar se “stabiliteti mbrohet vetëm duke mbrojtur demokracinë dhe jo duke investuar tek krimi.”

Kolegji i Kryetarëve ka vendosur edhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular