Mungesa e mbështetjes me fonde dhe subvensione për blegtorinë, pemtarinë , dhe bletarinë kanë shkaktuaj jo pak debate në mbledhjen e AZHBR me fermerët. AZHBR dhe Agro Pika kanë organizuar takim me fermerët për çeljen e thirrjes për aplikim për subvensionet e vitit 2019. Sipas tyre këtë vit subvensionet nuk do të përfshijnë të gjitha produktet bujqësore. Për qarkun e Dibrës subvensione do të përfitojnë vetëm qumështi , gjedhët dhe frutikultura , por siç edhe ato vetë pranojnë fondet janë të limituara, por janë lehtësuar procedurat. Nga ana tjetër fermerët ankohen se kanë aplikuar prej disa vitesh dhe nuk kanë përfituar . Prodhuesit e qumështit shprehen të shqetësuar , pasi për çdo vit kanë aplikuar dhe janë skualifikuar pa asnjë argument bindës. Pjesa më e madhe e tyre si shkak për skualifikimin kanë analizën e qumështit , për të cilën akuzojnë AKU – në se analizat merren në Dibër dhe kryhen në Shkodër . Njoftimi i tyre është bëtë në fund të vitit duke mos u lënë hapësirë për të përfituar subvensionin. Të njëjtat shqetësime kanë edhe fermerët që mbarështrojnë blegtori , dele dhe lopë ku argumentet për skualifikimin janë qesharake. Më të shqetësuar janë bletërritësit të cilët duhet të paguajnë 200 lekë për numrat e matrikullimit , duhet të paguajnë për niptin , duhet të paguajnë edhe sigurimet shoqërore dhe nëse janë me fat mund të përfitojnë subvension 1000 lekë për koshere. Me kaq para ato nuk mbulojnë as gjysmat e mjekimeve të bletës. Më e keqja se ka disa vite që përfituesit janë gjithmonë e më pak. Një tjetër problematikë për bletarët janë pesticidet e pa kontrolluara . Si pasojë e spërkatjeve të shpeshta , të pemëtoreve po ngordhin mijëra koshere blete çdo vit . Në fakt është puna e dobët e specialistëve të bujqësisë që nuk këshillojnë fermerët , bleta shton çdo vit 35% të prodhimeve si pasojë e pjalmimit , ndërsa fermerët me spërkatjet e panumërta po e zhdukin atë. Sipas AZHBR thuhet se vitin e kaluar kanë përfituar rreth 250 fermerë një fond prej 2 miliardë lekë , por fermerët e kundërshtojnë pasi pjesa dërmuese , në qarkun e Dibrës janë skualifikuar dhe nuk kanë përfituar.
Debati/Subvencionet, plas në Dibër në takimin e drejtuesve AZHBR me fermerët (Video)
RELATED ARTICLES