BallinaKryesoreEtrit Berisha: Edi Reja do rikthejë harmoninë në ekip, ju tregoj pikat...

Etrit Berisha: Edi Reja do rikthejë harmoninë në ekip, ju tregoj pikat e forta të trajnerit

I ftuar në një lidhje direkte me emisionin zona gol në “Supersport”, portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, veç të tjerave ka folur edhe për trajnerin e ri të Shqipërisë, Edi Reja. Gardiani kuqezi, i cili ka punuar afro 7 muaj me teknikun 73-vjeçar, tregon pikat e forta të Rejës, si dhe beson se italiani do të rikthejë harmoninë në ekip.

“Kam pasur rastin të punoj me Rejën rreth 6 ose 7 muaj kur ishte trajner te Lacio. Ka shumë kualitete në pjesën e mbrojtjes. Në ato muaj kemi mësuar shumë, me ardhjen e tij ndryshuan shumë gjëra dhe u rikthyem te rezultatet pozitive.

Karakteristikë e tij është loja mbrojtëse, diçka që na shkon përshtat dhe ne pasi i kemi të gjitha karakteristikat e mundshme. Kam pasur mundësinë ta takoj para disa ditësh dhe më është shfaqur shumë optimist dhe ka pasur shumë dëshirë që të marrë Kombëtaren tonë.

Një fitore në ndeshjen e radhës do të na ndihmonte për moralin, por edhe për mundësitë tona për t’u kualifikuar në Europian. Jo vetëm për të përgatitur lojën, por Reja edhe të punojë nga ana psikologjike e të rikthejë harmoninë në ekip. Shpresoj të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, u shpreh Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular