Policia shqiptare arrestoi sot Bledar Ibrahimin, 28 vjeç, i kërkuar nga autoritetet italiane, nën dyshimin e veprave terroriste.
Në lidhje me arrestimin e Ibrahimit, ka reaguar në “Facebook” ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini.
“Faleminderit magjistraturës dhe hetuesve tanë, duke nisur nga Ros (Forcat speciale), që nuk u dorëzuan kurrë, faleminderit edhe autoriteteve të Tiranës”, ka shkruar Matteo Salvini në rrjetet sociale.
Mediat italianë raportuan se, në vitin 2016, në shtëpinë e Ibrahimit në Pozzo d’Adda, Milano, u gjetën materiale informatike me sfond xhihadist, dhe kontakte të personave me prirje të theksuara radikale.