BallinaAktualitetFlet Mediu pas firmosjes së marrëveshjes: Koalicioni për të mos lejuar zgjedhje...

Flet Mediu pas firmosjes së marrëveshjes: Koalicioni për të mos lejuar zgjedhje të manipuluara

Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca është detyrë’- me këtë shprehje të Benjmin Franklin, kreu i PR-së, Fatmir Mediu nënvizoi nevojën e institucionalizimit të këtij koalicioni opozitar.

Sipas Mediut, zgjedhje do ketë vetëm atëherë kur të krijohen kushtet e duhura që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral.

Kemi institucionalizimin e opozitarizmit për të mos lejuar zgjedhjet farsë dhe të manipuluara. Është detyra më fisnike e çdo politikani apo force politike të garantojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo përgjegjësi është kushtetuese dhe qytetare që opozita do i shkojë deri në fund. Zgjedhje do të ketë vetëm në kushte kur qytetarët të mund të votojnë të lirë’, u shpreh Mediu për gazetarët pas firmosjes së koalicionit opozitar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular