Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bashën, aleatët u takuan me ambasadorin e OSBE

2
313

Kryetarët e disa prej partive opozitare janë duke zhvilluar aktualisht një takim me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd borchardt. Takimi po zhvillohet në hotel ‘Rogner’ dhe të pranishëm janë Agron Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu.

Diskutimet e tyre me ambasadorin Borchardt nuk janë zbardhur ende, por takimi zhvillohet pak minuta pas nënshkrimit të koalicionit të aleatëve me Partinë Demokratike.

Bernd borchardt ka qenë kritik ndaj vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, ndërkohë që akuzat drejtuar punës së tij nuk munguar as nga liderët opozitarë.

2 KOMENTET

Comments are closed.