BallinaKronike(Emrat)/Katër shqiptarë dënohen me burg në Angli, i tradhëtoi era e drogës

(Emrat)/Katër shqiptarë dënohen me burg në Angli, i tradhëtoi era e drogës

spot_img
spot_img

Nuk janë të pakta rastet kur mediat angleze raportojnë për kultivimin e drogës dhe përfshirjen e shqiptarëve në këtë aktivitet.  Katër shqiptarë, të cilët kishin kthyer shtëpinë e tyre në fermë kanabisi janë vënë në pranga.

Sipas mediave angleze, shqiptarët e arrestuar janë: Klajdi Kukli, 22 vjeç, Hysen Uzuni, 27 vjeç, Blerim Rama, 30 vjeç dhe Sokol Geshtenja, 24 vjeç. Emetimi i erës së drogës ka bërë që policia të zbulojë fermën, të cilës i shërbenin shqiptarët në  Redcar të Anglisë. Në përllogaritjet e para, siç shkruajnë edhe mediat vendase, sasi e drogës që u gjet e mbjellë në ambientet e banesës do kapte në treg të zi shumën prej 250 mijë paund.

Në sallën e gjyqit, të ndihmuar nga një përkthyes në gjuhën shqipe, katër shqiptarët u shpallën fajtorë për veprën penale të kultivimit të drogës. Fakti, i cili mund të ndihmojë shqiptarët është se ata nuk janë të dënuar më parë në shtetin anglez. Avokatët e tyre janë shprehur se një pjesë e tyre kanë hyrë në këtë punë për shkak të borxheve.

Gjykatësi Peter Armstrong pasi dëgjoi iu drejtua të katër shqiptarëve: “Ju jeni duke u përdorur nga të tjerët. Ju jeni të rritur për ta ditur se kjo ishte e gabuar. Dhe fakti që keni qenë këtu si emigrantë ekonomik unë mund të marr parasysh në një farë mase. Por pagesa e borxheve me mjete të paligjshme do të rezultojë në dënim”-theksoi ai.

Ata u dënuan me nga 1 vit burg, por që gjykatësi tha se ata mund të depërtohen nga toka angleze, por mbi të gjitha shtoi ai, kjo është një çështje e autoriteteve të migracionit dhe Agjencisë Kufitare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular