BallinaKryesoreErvin Salianji: Anëtarët e partisë së re kanë punuar kundër Bashës dhe...

Ervin Salianji: Anëtarët e partisë së re kanë punuar kundër Bashës dhe Berishës që nga viti 2013

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji,  duke komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi, foli edhe për krijimin e partisë më të re në tregun politik shqiptar “Bindja Demokratike”. Salianji bëri një deklaratë të fortë i ftuar në Syri.net, duke thënë se anëtarët e kësaj partie të dalë nga formacioni i Partisë Demokratike, kanë punuar në vitin 2013 kundër PD-së dhe Sali Berishës, me qëllim për ti marrë këtij të fundit Partinë.

“Anëtarët e kësaj partie kanë punuar kundra Partisë Demokratike në vitin 2013 dhe Sali Berishës për ti marrë këtij të fundit Partinë. Këta kanë punuar kundra në disa në zona. Deri dje për inat të Lulzim Bashën votonin Edi Ramën, Nuk besoj që mund të jenë kaq të pacipë sa të votojnë Edi Ramën kundra vetes sot. Kur flasim për përçarje o e ka përçarë Edi Rama Partinë Sociluiste o se ka përçarë askush”,- tha Salijani.

Salianji foli në Syri.net edhe për vendimin për djegien e mandateve. “Ka qene vendimi më i mirë për PD-në. Sot që e shikojmë në sondazhe edhe në besueshmëri edhe në numrin e shtuar të njerëzve të saj, që kanë kthyer prozhektorët te PD, kjo ishte e vetmja mënyrë për të shmangur një përplasje civile. Sot në po afrojmë zgjidhje, jo duke kërkuar thjesht të ikë Rama, por duke ofruar alternativë. Marrëveshja e 17 majit ishte për të shmangur konfliktin gjë nuk u respektua nga Rama i cili përdori edhe më shumë kriminelët në zgjedhje. Qeveria tranzitore pa Ramën është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. Çdo agoni është keq për Ramën. Sa më shumë zgjatet agonia e tij, aq më shumë ai arrit koston për vete. Çdo diktator që e mban pushtetin kundër vullnetit të popullit, përfundon në një kosh historik, apo rrugëtim që ka përfundimin e çdo diktatori”,- tha Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular