BallinaBotaMbi 50 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Afrikën Jugore

Mbi 50 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Afrikën Jugore

spot_img
spot_img

Më shumë se 50 persona kanë vdekur në pjesë jugore e lindore të Afrikës së Jugut pasi shira të rrëmbyeshëm shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje dheu, thanë autoritetet të mërkurën.

Punonjësit e shpëtimit po gërmonin nëpër shtëpitë e rrënuara dhe në ndërtesa në zonat bregdetare të provincës KwaZulu-Natal, ku shifrat e të vdekurve shkuan në 51, thanë zyrtarët lokalë, raporton Reuters.

Rajoni është goditur nga shira të rrëmbyeshëm për ditë me radhë, por autoritetet nuk pritën të kishte vërshime të hënën mbrëma, tha Lennox Mabaso, një zëdhënës për departamentin provincial të Qeverisjes së Bashkëpunimit dhe Çështjeve Tradicionale.

“Si pasojë, pati vërshime dhe disa struktura u lëkundën dhe ranë mbi njerëz”, tha Mabaso, duke shtuar se disa njerëz u morën nga uji i rrëmbyeshëm, transmeton Koha.net.

Disa banesa dhe shtëpi u rrënuan me rrëshqitjen e dheut, tha zëdhënësi i Shërbimeve Emergjente Mjekësore në KwaZulu-Natal, Robert McKenzie.

Disa rrugë kryesore brenda dhe përreth qytetit portual të Durbanit u mbyllën të mërkurën, raportojnë mediat lokale.

Vërshimet mbytën edhe tre persona tjerë në provincën Lindore Cape, ka raportuar të mërkurën transmetuesi SABC.

Presidenti Cyril Ramaphosa do të vizitojë komunitetet në të dy provincat, ka thënë zyra e tij përmes Twitterit.

Javën e kaluar, 13 persona vdiqën gjatë shërbesës së Pashkëve në KwaZulu-Natal kur një kishë u rrënua disa ditë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të fuqishme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular